Si ti dallojme bizhuterite origjinale nga ato fake?

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Jeni zhgënjyer ndonjëherë kur keni bërë blerje të bizhuterive në shuma të konsiderueshme parash? Dyqane me bizhuteri të rreme ka kudo dhe i shesin ato si të vërteta.

Argjendi mund të shitet si ari i bardhë, shenjat e falsifikuara mund të jenë të gdhendura në bizhuteri. Pra, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këto gjëra kur jeni duke blerë një unazë, një byzylyk, një gjerdan, një palë vathë ose ndonjë  tjetër bizhuteri.

Natyrisht, mënyra më e lehtë është të kontrollosh vulën. Dhe  për numrat e gdhendur kërkoni në internet për ti krahasuar nëse janë njëlloj. Kur të blini bizhuteri nëse nuk arrini të lexoni qartë numrat, mos rrezikoni kot për ta blerë.

Numri që merrni do të tregojë përqindjen e përmbajtjes së një metali të çmuar. Për shembull, vulë me numrin 925 do të thotë se ka 92.5% të metaleve të pastra.

Markat e arit – 375, 500, 583, 585, 750, 916, 958, 999

Shenja të argjendta – 800, 830, 875, 925, 960, 999

Shenjat e Platinum – 850, 900, 950, 999