Historia Jonë

“Nuk  shuhet  tradita, nëse e ruan me  shpirt"
-Riza Kapidani-

Historiku

Riza Kapidani që bëri të këndoi sahati i qytetit të Durrësit.

Është  një element  jetësor  edhe  krijimtaria  e zanatçijve  me emër  siç që edhe   mbetet  në kujtesën  qytetare  Durrsake  dhe ustai  i sahateve  Riza  Kapidani. Për  vlerat  e punës  së tij   prej një   zanatçiu , ustait  të njohur  si orë  ndreqës  usta  Rizai  plotësoi  atë dekor  të kohës   të qytetit   të Durrësit. Jeta  shpirtërore  e  mjeshtrit  të    orëve  Riza  Kapidani  ishte  një pasqyrim  i gjallë  e që sot  ruhet  e trashëgohet  me  fanatizëm  nga  pasardhësit  e tij. Një fjalë   e shenjtë  e tija  në  shoqëri e kudo  dhe sot ruhet  e kujtohet  me respekt: Nuk  shuhet  tradita, nëse e ruan me  shpirt. Familja  e Riza  Kapidanit   që  nga shekulli  XIX  është   njohur  e nderuar  si  mjeshtra  orëndreqës  duke e ruajtur  këtë  dukuri  deri  në ditët  e sotme, brez i VI.  Familja   e nderuar  e Riza  Kapidanit  e  këtij  burri  me emër  në Durrës  për  nga karakteri, mikpritja  e bujaria, tashmë  ishte  një  pasqyrim  i një  pune   e vlerave  qytetare  Durrsake.

Dhe historia vazhdon…

Familja e  tij  rrjedh  nga  një familje  zanatçijsh  orëndreqës  që  aso kohe   njihej me emrin  usta  Ibrahimi, babai i Rizait   që e   solli  të birin  së  bashku  me familjen   në  Shqipëri  nga  Mostari I  Bosnjes. Rizai  ishte vetëm  14 vjeç dhe si fillim  u vendos  në Kavajë, aty  ushtroi  këtë zanat. Aty   nga  viti  1908-1910 vijnë  në Durrës  duke   blerë  shtëpi  e dyqane.  Dhe në këto kushte   zhvilloi  më tej    zanatin  e  orëndreqësit, por  me vullnet    dhe  kurajo  për  punën  atë e  bir  filluan  të ndreqin   makina shkrimi   gramafon , argjendari  e tjerë.

Emri i Kapidanëve u   bë  i njohur  për  punën   e tyre  të vlerave, për  ndershmëri  profesionale. Së bashku  me djalin   e tij   tashmë   profesionist  usta  Rizain , plaku  Ibrahim   filloi   tregëtinë  jashtë  kufijve   të atdheut  si në Itali, Greqi, Gjermani  e tjerë.  Në kohën    e Mbretit   Zog  aty   nga  viti   1925 atë e bir   u bën të   njohur    kur  me një  vullnet të çiltërt i dhuruan   qytetit   Sahatin   e madh.  Mosha  i trokiti në derë, Rizai  ishte  për   të  krijuar  familje  e cila  më pas i solli  në jetë  pesë fëmijë që dhe sot me krenari  e ndershmëri  tre djemtë e tij trashëguan   atë   profesion si orëndreqës  e që  nipërit e   usta Rizait vlerësohen  si   të tillë  si mjeshtra orëndreqës.

Origjina Jone.
Ku jemi.
Si Vazhdon Historia...

“Zanati është punë geni-thotë me bindje sahatçiu i vjetër.

“Zanati është punë geni-thotë me bindje sahatçiu i vjetër. “Ja shikoje zogun e rosës ti! Hidhe në ujë e nuk mbytet. Kurse zogu i pulës shkon në fund!-tund kokën Ilmiu, ndërsa vazhdon të punojë pas banakut me binokolin që herë pas here e vendos në sy me shkathtësinë e një djaloshi për të parë me kujdes detajet e imta të një sahati të hershëm.
E pyesim Selamiun për sahatin sipër shtëpisë që ka ndërtuar i jati, Riza Kapidani.
“E rivendosëm para dy vjetësh, e si një herë e një kohë poshtë tij kemi shkruar emrin e babës sonë. Na e kishin kërkuar edhe plot shokë e miq-përfundon bisedën orëndreqësi i nderuar i Durrësit.